Arbenita tregon arsyen pse vendos varëse me kryq, ndonëse është myslimane

schedule12:02 - 14 Gusht, 2020

schedule 12:02 - 14 Gusht, 2020

Modelja Arbenita Ismajli, e cila nga të gjithë njihet edhe si e dashura e reperit Fero, ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të fansave.

Normalisht që ndjekësit kuriozë kanë qenë të shumtë dhe nuk kishte se si pyetjet të mos ishin të një numri të madh.

Ai çfarë ka ngjallur shumë reagime, ka qenë varësja me kryq që Arbenita mban në qaf herë pas here.

Modelja e cila jeton dhe vepron në Britani, por me prejardhje shqiptare i takon fesë islame, ka deklaruar se përkundër stolive, ajo do të vazhdojë të jetë përherë myslimane.

“Kam prej atyre që më komentojnë se pse vë qafore me kryq përderisa jam myslimane. Ajo për mua do të thotë thjesht qafore. Ndoshta nuk jam shembull i mirë, por jam krenare që jam myslimane dhe asgjë në tokë nuk mund ta ndryshojë këtë”, ka shkruar Arbenita mbi foton në Instastory./abcnews.al