Arbenita feston ditëlindjen, Fero e uron në mënyrën më të bukur

schedule20:35 - 4 Maj, 2021

schedule 20:35 - 4 Maj, 2021

Arbenita Ismajli feston sot 23 vjetorin e lindjes. Kësaj radhë ky përvjetor është i veçantë për të pasi feston për herë të parë si një nënë, pas ardhjes në jetë të Ninës, vogëlushes së saj dhe Feros. Modelja ndau një video të ëmbël në rrjete sociale ku shihej duke puthur këmbët e vogla të vajzës.

“Dhurata më e mirë për ditëlindje”, ka shkruar Arbenita përkrah videos së ëmbël.Ndërkohë, në këtë ditë nuk ka munguar as një urim special nga ana e Feros. Ai ka publikuar një foto të modeles në shëtitje me vajzën, ku ka shkruar: “Urime ditëlindjen babymomma”.

Nina erdhi në jetë mëngjesin e 24 Prillit, por në të njëjtën ditë Arbenita humbi dhe babain. “Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”, shkroi modelja.