Arapi: Tre pikët kanë rëndësi! Titulli? Edhe vjet ishim 11 pikë larg

schedule19:14 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 19:14 - 7 Dhjetor, 2021

Renato Arapi mori fitoren e parë në krye të Teutës dhe pas ndeshjes me Dinamon në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh: “E rëndësishme ishte të riktheheshim te fitorja. E nisëm mirë dhe patëm ndryshime edhe në vendosjen e lojtarëve që rezultuan pozitive. Goli erdhi si rrjedhojë e një autogoli, por ishte mënyra si ishim vendosur ne që e bëri kundërshtarin të gabonte.

Jam i kënaqur se kjo skuadër është e ndërtuar për të qenë lart, kam besim se çdo ndeshje do rrisim lojën, ka akoma vend për përmirësim. Në pjesën e parë u konsumuam dhe erdhi nga dëshira për pikët, kundërshtari u mundua të na vinte në trysni.

Shpresoj që kjo ndeshje të jetë një ogur i mirë për vazhdimësinë. Ka qenë një periudhë e shkurtër dhe jemi munduar të punojmë për mbrojtjen se kemi pasur probleme, por do të fokusohemi edhe te pjesa e sulmit”.

“Ka shumë gjëra për të rregulluar, kemi punuar edhe për të rikthyer besimin. Sa i përket merkatos është ende herët dhe nuk mund të flas për emra konkretë. Por, në janar është e vështirë të gjenden lojtarë cilësorë”.

“Është një shembull për t’u marrë që edhe vjet ishim minus 11 pikë dhe arritëm të fitonim kampionatin. Këtë vit është më e vështirë, me ardhjen e Dinamos kampionati është bërë më i vështirë por edhe më i bukur”, tha Arapi. / abcnews.al