Arapi: Postim i nxituar, kërkoj ndjesë. Vllaznia? Ka luajtur “fair-play”

schedule11:40 - 22 Maj, 2021

schedule 11:40 - 22 Maj, 2021

Teuta mori një pikë me vlera në Laç ditën e djeshme. Në favor të ekipit durrsak doli edhe dueli Partizani-Vllaznia, dhe skuadra e Edi Martinit është shumë afër fitimit të titullit kampion. 12 ditë më parë, Renato Arapi nuk e kurseu ironinë ndaj kuqeblube.

ÇFARË THA ARAPI – “Po me atë këngën që përgatitën ça do bëjnë tani..apo ecim si gjithmonë… hit veror“. Kapiteni i Teutës ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, aty ku sqaron të vërtetën dhe kërkon ndjesë për shkrimin e tij.

 

Postimi i mbrojtësit durrsak

Duke marrë shkak nga një postim i imi pak i nxituar para disa ditësh, që është keqkuptuar dhe keqinterpretuar (sidomos nga media e shkruar për disa klikime më shumë dhe duke nxitur urrejtje) i kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë prekur dhe ofenduar nga ky postim.

Unë mendimin tim për Vllazninë e kam dhënë edhe në studiot televizive gjatë kampionatit. Vllaznia është me meritë aty ku është, për atë çfarë ka dhënë këtë sezon dhe aq më tepër për lojën fair-play që bëri dje meriton respekt“, shkruan kapiteni i Teutës. /abcnews.al