Teuta arriti të shpallet sot kampion pas 27 vitesh, duke marrë titullin e dytë kampion në historinë e klubit. Pas ndeshjes për Supersport foli kapiteni Reanto Arapi, që tregoi emocionet e tij pas këtij triumfi.
“Është një projekt 3-vjeçar. Teuta e ka nisur projektin me Shkëmbin e më pas me Martinin. Kemi bërë shumë mirë në dy sezonet e fundit, fituam dy trofe dhe arritëm Europën. Këtë sezon buxheti ishte më i madh dhe ne e kemi pretenduar që në fillim këtë kampionat dhe më në fund e arritëm.
Ishte shumë i fortë, shumë e vështirë, plot me sukses dhe më në fund arritëm ta sjellim titullin kampion. Kam thënë se ky kampionat nuk është më i forti, por shumë i vështirë. Pengje? Do kisha po të mos kishim fituar.
Të gjithë kanë gabuar, edhe Vllaznia ishte shkëputur seri në një fazë të kampionatit. Edhe ne kemi gabuar ka disa ndeshje ku mund të kishim bërë më mirë. Vazhdimësia? Varet nga shumë gjëra, duhet parë merkatoja dhe buxheti. E kam thënë vjet pas Kupës se është fillimi i një cikli. Tani varet nga menaxhimi dhe duhet merkato e kujdesshme.
Këtë kampionat i kemi pasur thuajse të gjithë kundër dhe kjo më kënaq sepse arritëm të shpallemi kampion pa asnjë aleat. Edhe Apolonia sot erdhi dhe luajti futboll dhe e tregoi me golin e shënuar. Ne e morëm shumë seriozisht këtë ndeshje dhe çdo skuadër që do vinte, do humbte”, tregoi Arapi. /abcnews.al