Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arabia Saudite “lëshon dorën”, çdo lojtar do të shpërblehet me “Rolls Royce” pas fitores me Argjentinën

schedule13:29 - 25 Nëntor, 2022

schedule 13:29 - 25 Nëntor, 2022

Pas fitores në ndeshjen e tyre në grup kundër Argjentinës, të gjithë lojtarët e Arabisë Saudite do të shpërblehen me një Rolls Royce secili.

Shpërblimi është nga princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, i cili do t’u japë atyre nga një Rolls Royce Phantom secilit.

Lojtarët saudit përmbysën rezultatin duke marrë një fitore shokuese me Argjentinën e Leo Messi-t.



Pas fitores, Mbreti Salman i Arabisë Saudite shpalli një festë publike në vend për të shënuar fitoren mahnitëse të kombëtares.

Skuadra tani kryeson Grupin C me tre pikë pas fitores së tyre ndaj amerikanëve të jugut. Ata do të takohen nesër me Poloninë në orën 21:00.

Sipas Harian Metro, kjo nuk është hera e parë që mbretërit arabë saudit u jepnin një Rolls Royce lojtarëve të tyre.

Në vitin 1994, sulmuesi i saj Saeed Al-Oëairan, i cili shënoi një gol kundër Belgjikës që u konsiderua si një nga golat më të bukur të Kupës së Botës të të gjitha kohërave, mori gjithashtu një shpërblim të ngjashëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!