Apple zgjidh më në fund problemin e kabujve te karikimit

schedule05:18 - 25 Shtator, 2020

schedule 05:18 - 25 Shtator, 2020

Mesa duket Apple qenka me të vërtetë e dedikuar për të ulur nivelin e mbetjeve e-waste. Mos përfshirja e adaptorit në paketim është vetëm njëra anë, kabulli usb qenka tjetra.

Ky kabull do të përfshihet padyshim në paketim, pasi herë pas here edhe ata pësojnë ndryshime në protokoll, siç është përfshirja e USB-C në disa prej produkteve Apple.

Disa foto të publikuara nga Mr-white tregojnë një design totalisht të ri të tij. Përveç kokës type c për t’u përshtatur me sa më shumë lloje adaptorësh edhe vetë kordoni do të jetë më i mirë. Nga pamjet e para duket një konstrukt me thurje, formë e cila supozohet të zgjasë më shumë se materiali plastik i cili ndër vite ka lënë për të dëshiruar.

Fakti që ky kabull prishej vetëm në muajt e parë të përdorimit, ka qenë një nga problemet më të hasura për përdoruesit e iPhone. Nëse ky leak rezulton i vërtetë do të jetë fitore për përdoruesit por edhe për vetë planetin duke kursyer ca mbetje elektronike më shumë.