Aplikimi në E-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit, Rama: Do të sjellë dyfishimin e hapësirave publike

schedule10:35 - 16 Nëntor, 2024

schedule 10:35 - 16 Nëntor, 2024

Në E-Albania është hapur aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjete sociale shprehet se sipas kritereve të reja, plazhet do të mund të merren nën administrim të përkohshëm vetëm nga hotelet e vijës së parë ose në afërsi, ndërsa shton se kjo do të sjellë edhe dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit.

Reagimi:

Duke vijuar traditën e mirë të përgatitjeve të hershme për sezonin veror, është hapur tanimë në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore ku plazhet do të mund të merren nën administrim të përkohshëm vetëm nga hotelet e vijës së parë ose në afërsi, duke sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit

Sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent për të gjithë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!