Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e celularit te bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. Mbi Xoxën rëndojnë 3 akuza: korrupsion pasiv të kryer në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ajo ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
/abcnews.al