Apeli nxjerr nga qelia Erzen Breçanin/ Ndryshon masën e sigurisë në “arrest shtëpie”

schedule10:37 - 16 Korrik, 2024

schedule 10:37 - 16 Korrik, 2024

Ndryshohet masa e sigurisë për Erzen Breçanin. Këtë të martë, Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi që Breçani të lirohet nga qelia dhe ndaj tij caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.  ndërsa i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç familjarëve të tij.

Breçani kërkoi lirinë, me pretendimin se vuante nga klaustrofobia, frika për të qëndruar në ambiente të mbyllura, dhe qëndrimi në burg i rrezikonte jetën.

Ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, u arrestua më 20 nëntor 2023 dhe akuzohet për pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit

Ai u arrestua në nëntor të vitit  pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan edhe të tjerë mes tyre  shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni.

Ndërkohë djali i tij Eralbi Breçani dhe Ervin Mata, mbeten ende në kërkim, ndërsa akuzohen për trafik ndërkombëtar kokaine./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!