Apeli i Papës: Dy shtete në tokën e shenjtë me kufij që njihen nga të gjithë

schedule14:20 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 14:20 - 25 Dhjetor, 2017

Ndërsa Ati i Shenjtë përcolli mesazhin e Krishtlindjeve nga mesha Urbi et Orbi në Vatikan. Lutemi për Jeruzalemin dhe Tokën e shenjtë – tha Papa Françesku, që nuk la pa përmendur edhe Mianmarin dhe Bangladeshin.

 

Në mesazhin para bekimit “Urbi et Orbi” Papa Francesku përmendi dhe minoritetin Rohingia në Mianmar dhe Bangladesh duke kërkuar përfundimin e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

“Lutemi për Jeruzalemin dhe Tokën e Shenjtë që mes palëve të mbizotërojë vullneti për të rinisur dialogun në mënyrë që të arrihet tek një zgjidhje e negociuar që do të lejonte bashkëekzistencën paqësore mes dy shteteve brenda kufijve të pranuar nga ata dhe të njohur ndërkombëtarisht.

Papa Francesku i është drejtuar mijëra besimtarëve të pranishëm në sheshin Shën Pjetër për të dëgjuar bekimin “Urbi et Orbi”:

“E shohim Jezusin tek fëmijët në Lindjen e Mesme, të cilët vazhdojnë të vuajnë për shkak të tensioneve mes izraelitëve dh epalestinezëve. Zoti le të mbështesë dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të sjellë paqen pavarësisht pengesave të mëdha.”

Duke iu referuar nminoritetit Rohingia Papa Framncesku kërkoi që të vazhdoheshin përpjekjet për tu rikthyer atyre dinjitetin që meritojnë.

“E rishoh Jezusin tek fëmijët që kam takuar gjatë udhëtimit tim në Myanmar e Bangladesh, dhe bëj apel që komuniteti ndërkombëtar të mos ndërpresë përpjekjet për t’i rikthyer dinjitetin minoriteteve në rajon.

Por vëmendja e Papës u drejtua dhe në Korenë e veriut e në situatën tensionuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shohim Jezusin në fëmijët e të gjithë botës ku paqja dhe siguria kërcënohen nga rreziku i tensioneve dhe konflikteve të reja. Lutemi që në rajon të kalohen përplasjet dhe të rivendoset besimi reciprok në interes të gjithë botës.”

Në përfundim të fjlaës së tij Papa përmendi dhe fëmijët emigrantë të cilët enden nëpër botë.

“Sot, ndërsa në botë fryjnë erëra lufte dhe një model zhvillimi i tejkaluar vijon të prodhojë degradim njerëzor, social dhe ambiental, Krishtlindja na therret në fytyrat e fëmijëve, që t’i njohim në fytyrat e fëmijëve. Sidomos të atyre që njësoj si Jezusi nuk kanë strehë./abcnews.al