Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh në rrjetin social “Facebook” të pacientëve me Covid të cilët po marrin trajtim në spitalin Infektiv.
Një paciente me Covid bën thirrje që qytetarët të vaksinohen, ndërsa tregon se për shkak të neglizhencës sot është sëmurë rëndë nga koronavirusi.
“Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot. Prandaj njerëz vaksinohuni. Burri u vaksinua dhe nuk u sëmur, ndërsa unë e pavaksinuar u sëmura rëndë”, thotë një paciente.
Gjithashtu një tjetër pacient, bën apel që asnjë qytetar të mos hezitojë por të vaksinohen.
“Vaksinohuni, mos hezitoni”, shprehet ai.
/abcnews.al/