Anulohen prenotimet, Topuzi: Paketa financiare nuk ndihmon rimëkëmbjen e turizmit

schedule15:33 - 15 Prill, 2020

schedule 15:33 - 15 Prill, 2020

Sektori i turizmit në Shqipëri  po shkon drejt falimentit pas goditjes së dytë të marë nga pandemia. Zak Topuzi kreu i Shoqatës së Turoperatorëve shprehet se në vend janë anuluar të gjitha prenotimet dhe ka shumë paqartësi edhe për muajt e verës.

“Industria turisitike është më e goditura në botë dhe e njëjta gjë është edhe në Shqipëri. Prenotimet janë pezulluar deri në qershor dhe prenotimet e mëvonshme janë pending ose thuajse të anuluara”, shprehet ai.

Masat e mara nga qeveria në paketën e dytë i konsideron të vonuara . Sipas kreut të Shoqatës së Turoperatorëve ndryshe nga rajoni, nuk u ndoqën këshillat e institucioneve ndërkombëtare për të rimëkëmbur këtë sektor.

“Pothuajse të gjithë punonjësit  e industrisë janë pezulluar. Agjensitë , hotelet, baret apo restorantet janë të mbyllura. Mori  një hap disa ditë me vonë ndërsa industria nxori nga puna punonjësit pasi kishte pamundësi për ti paguar. Kjo ishte e gabuar dhe nuk ndoqi këshillën e Organizatës  Botërore të Turizimit që e ndoqi i gjithë rajoni”, tha Zak Topuzi.

Nëse situata e përhapjes së COVID-19 do të stabilizohet operatorët turistikë shpresojnë të thithin turistë nga vendet e rajonit e madje për këtë shprehen se do të ulin edhe çmimet.

“Shpresojme që me paketa më të lira 20-25% të kthejmë vëmednjen e këtij target grupi, në Shqipëri. Po luftojmë që shqiptarët të kalojnë pushime në Shqipëri, ose ata pak që kanë ende pushime apo qoftë edhe për fundjavë”, u shpreh ai.

Vetëm pak ditë më parë kreu i qeverisë deklaroi se 10 mijë punonjës të larguar nga sektori i  turizmit do të mbështeten me një pagë prej 400 dollarësh ndërsa vuri në dispozicion edhe një fond për kredi  prej 150 milion dollarësh nga i cili mund të përfitojë edhe  turizmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!