Anulimi i kontratës me PPP Thumanë-Kashar, Spiropali: Opozita gënjeu

schedule13:13 - 22 Janar, 2019

schedule 13:13 - 22 Janar, 2019

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka hedhur poshtë deklaratat e opozitës se qeveria nuk ka parashikuar asnjë fond në buxhetin e vitit 2019 për këtë rrugë. Në konferencën e parë për mediat ministrja Spiropali deklaroi se edhe rrugët e tjera që ndërtohen me partneritet publik privat nuk reflektohen në buxhet pasi janë kompanitë që paguajnë shpenzimet për punimet që kryejnë gjatë vitit të parë.

Pasi vunë dorën mbi kushtetutë ministrat e rinj kanë nisur të bëjnë daljet e para publike për mediat. Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali kishte një përgjigje konkrete ndaj akuzave të opozitës për tërheqjen nga ndërtimi i rrugës Thumanë Kashar.

“Procedura Thumënë Kashar ishte në fazën finale të kalimt në qeveri dhe do niste menjëherë puna me fondet e subjektit privat, i cili gjatë gjithë këtij viti nuk do merrte asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit. Kjo është e vërteta”.

Opozita e akuzoi qeverinë se gënjeu kur tha se fondi i rrugës do t’i shkonte paktit për universitetin, pasi nuk figuron asnjë qindarkë në buxhetin e këtij viti. Por ministrja Spiropali sqaron se nuk figurojnë as rrugët e tjera që ndërtohen me Partneritet Publik Privat.

“Rruga e Arbrit figuronte me atë tabelën e famshme autosdiskredituese të opozitës si rrugë që nuk ka buxhet në 2019. Deri më sot rruga e Arbrit është ndërtuar me fondet e kompanisë, ndërsa këtë vit kontribuon dhe shteti, por Milot-Balldrem është në tabelë ? Jo. S’ka fonde të paarshikuara po ashtu dhe Orikim-Llogara”.

Sa është konkretisht fondi që do të shkojë për universitetet nuk di ta thotë ende ministrja për marrëdhëniet me parlamentin.

“Unë fola edhe për detyrën e  zëdhënësit të qeverisë që do mundësojë edhe komunikimin me mediat dhe marrjen e informacionti për zbatimine ligjit për informimin publik”.

Nuk anashkaloi me të njëjtën mënyrë pyetjen për propozimin e dytë të Presidentit për kreun e Kontrollit të lartë të shtetit. Por përgjigja qëndroi në të njëjtën linjë me atë të kolegut të saj Ulsi Manja.

“Në rastin konrekt zoti Manja ka përmendur faktin që kandidati për KLSH duhet të ketë eksperiencë financiare, që si duket nuk është parashkikuar nga Presidenti kur ka sjellë propozimin shumë të nderuar të zotit Shaqiri. Nuk kemi asgjë me të prsonalisht”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!