Në konferencën për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli edhe për anulimin e stërvitjes së përbashkët Defender 2023, pas tensioneve në veri.
“Veprimet tona të ligjshme kanë shkaktuar një reagim nga faktori ndërkombëtar sa i përket, bashkëpunimeve që ne kemi, kjo është parë edhe me anulimin e Defender 2023. 1365 kanë marrë pjesë, por nuk mund të zbrapsim Republikën demokratike, dhe mekanizmat e shtetit tonë të pavarur karshi ekstremistëve të dhunshëm. Besoj që masat që janë marrë nuk janë të drejta dhe janë jo profesionale. Sidoqoftë, ne nuk kemi alternative tjetër, BE dhe SHBA marrëdhëniet me to i kemi të shkelqyera, kur vjen puna te ndërmjetësit amerikan dhe evropian që kur vjen puna vijnë te ne edhe me kërkesat e palës tjetër, sigurisht që ka sfida e vështirësi.” u shpreh Kurti.
Ndër të tjera ai kërkoi regimin e prokurorisë, për grupet kriminale serbe që vepruan në veri sipas tij, e që të gjitha janë të faktuara me foto, video e denoncime.
“Grupet kriminale të largohen shumë prej tyre janë nga Serbia, s janë të kosovës. Largimi është kontribut për stabilitet. Kanë bërë shkelje ligji krime, duhet të përballen me drejtësisë. Nuk e kuptoj prokurorinë, si është e mundur që përkundër denocnimeve me foto e video nuk ka veprime. Për 26 dhe 29 maj nuk shohim veprime të prokurorisë, mbetet e pakuptimtë si është e mundshme të ketë një pasivitet të tillë, ndaj krimeve atje. Bëhet fjalë për njerëz që njihen nga sistemi idrejtësisë. Kanë qenë në burg më herët dhe njësitë speciale, janë aty për shkak të ekstremistëve të dhunshëm, grupeve kriminale. Policia është reaksion, jam i gatshëm të ulem me KFOR e EULEX me policinë, për të zvogëluar praninë e njësisë speciale në këto ndërtesa. Ndërtesat duhet të jenë të sigurta njerëzit aty duhet të ndihen të sigurtë.”u shpreh Kurti.