Antiviralët, tregu informal dhe bombolat e oksigjenit, Manastirliu: Dëgjoni vetëm mjekun

schedule21:30 - 18 Nëntor, 2020

schedule 21:30 - 18 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu foli edhe për antiviralët, që në disa raste jepen nga mjekët për të sëmurët me koronavirus, tregun informal, por edhe bombolat e oksigjenit që po përdoren në rritje në ditët e fundit.

Pjesë nga intervista në “ABC”

A mund të mendoni që të shfrytëzoni pak më mirë testet që keni në dispozicion. Në spitalet private testohen njerëzit dhe ato që dalin pozitiv, ritestohen në ISHP. A e keni menduar ta hiqni këtë hallkë dhe ato teste që përdoren për ritestim, ju ti përdorni për të testuar për herë të parë?
Më lejo të them që personalisht asnjëherë nuk kam ndërhyrë në cështjet e ekspertëve. As të komitetit teknik dhe ISHP-së që është ndër strukturat më të rëndësishme.

Është diskutuar?
Patjetër që është diskutuar. Mënyrë e përcjelljes dhe saktësisë së testimit është një element thelbësor. Të bësh teste është një gjë por të kesh garanci dhe testim cilësor është ajo që ne na intereson.

Testi i dytë cfarë qëllimi ka?
Sikur të kishim problematika me falls pozivitetin dhe falls negativitetin, që është akoma më i rrezikshëm, sepse del dikush negativ dhe infekton të tjerët duke pasur një përgjigje negative.

Bëhet për të verifikuar, nuk bëhet në të gjithë laboratorët, por për të krijuar një bazë më të shëndetshme për të siguruar cilësinë dhe padyshim janë duke u vlerësuar derisa vjen një moment që liberalizon testimet.

Po mendoni ta hiqni?
Jemi duke e vlerësuar, por është ISHP që e vendos. Në përkrahim ata që merren me këtë punë.

Dua të pyes për tregun medikamenteve. Tregu është i mbushur me ilaçe kontrabandë dhe qendra e barnave nuk ka licencuar antiviralë që mund ti gjesh në farmaci?
Kjo është një pyetje shumë me vend dhe u bëj apel qytetarëve, i vetmi profesionist që u garanton shëndetin dhe jetën është mjeku i familjes, në raport me atë që qytetarët kanë nevojë për fazat e sëmundjes.

Lexo edhe: Manastirliu: Do të rrisim numrin e tamponëve, testet e shpejta dhe kapari për vaksinën

Unë po të pyes për pjesën e informalitetit….
Është duke u luftuar nga agjencia e barnave për të identifikuar

Tregu është i mbushur me antiviralë, a po e përdorin edhe mjekët?
Nuk dua të bie pre e abuzivitetit të mjekëve, të cilët nuk janë të certifikuar për të dhënë këto barna që janë ende të paprovuara shkencërisht që ndikojnë në trajtimin e koronavirusit.

Si do ta kontrolloni tregun informal të ilaçeve?
Shteti ka strukturat e veta.

E keni edhe ju shqetësimin e tregut që është bërë informal?
Jo. Nuk e kam shqetësimin e tregut informal, por kam shqetësimin e jetës së qytetarëve. Dhe padyshim, ajo që influencon te jeta e qytetarëve është ajo cfarë ndodh në këto momente, që ne jemi duke e luftuar  dhe ua kemi thënë qytetarëve.

Prokuroria ka hapur një hetim me atë që është duke bërë me bombolat e oksigjenit. Trajtimin në banesë e kanë në dorë mjekët e familjes që të udhëzojnë. Është mjeku që vendos për barnat dhe të jep garanci për jetën tënde.

Lexo edhe: Rimbursimi i ilaçeve Covid, Manastirliu: Lista përcaktohet nga protokolli, përgjegjës mjeku i familjes

E keni menduar që licencimi për disa anti-viralë, që nuk janë të miratuar nga qendra e barnave do të ulte çmimin e tyre që ka shkuar deri në 500 euro?
Këtë nuk e vendos ministrja.

Mund të lobojë…
Nuk është cështje lobimi. Me cfarë do të lobojmë, do të vendosim në balancën jetën e njerëzve me antiviralët? Jo. Nuk e bëjmë dot këtë gjë.

Unë them të ulim tregun informal që në fund dëmton jetën e qytetarëve.
Më thoni një argument që antiretroviralët kurojnë virusin. Janë studime…

Mos gaboj, Kosova e ka lejuar….
Jo, varet se cfarë ka lejuar.

E ka lejuar dhe aty e gjen diku me 70 euro, këtu po shkon 500…
Që të futesh në tregon shqiptar si fillim duhet të regjistrohesh, në momentin që regjistrohesh, ende asnjë kompani se ka plotësuar dokumentacionin për regjistrim për barnat antiretroviral.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!