Rimbursimi i ilaçeve Covid, Manastirliu: Lista përcaktohet nga protokolli, përgjegjës mjeku i familjes

schedule19:51 - 18 Nëntor, 2020

schedule 19:51 - 18 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në Radar në ABC ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për të rimbursuar ilaçet për pacientët Covid për të gjithë qytetarët.

Manastirliu ka theksuar se kjo skemë rimbursimi do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve dhe është e orientuar te pacientët e sëmurë lehtë ose të moderuar.

Në intervistën e saj me gazetaren Jonida Shehu është shprehur se vendimi do të hyjë në fuqi duke filluar nga nesër dhe nga kjo skemë rimbursimi do të përfitojnë të gjithë qytetarët.

 

Ndër të tjera ajo ka theksuar se rolin kryesor në të gjithë këtë proces e ka mjeku i familjes pasi ai është dhe personi që e  shikon më mirë dhe nga afër pacientin e infektuar dhe gjendjen e tij, e në bazë të udhëzimit të ministrisë ai do të vendosë dhe listën e medikamenteve që duhen për trajtimin e tij.

Pjesë nga intervista:

Si janë detajet e rimbursimit të paketës?

Ashtu sikurse ne i kemi premtuar pas një pune të gjatë intensive për të pasur një protokoll për trajtimin me barna ambulatore që trajtohen në banesë qeveria vendosi që duke filluar nga nesër ne do të kemi mundësinë që të rimbursojmë trajtimin ambulator në banese për dy forma të së mundjes forma e lehtë dhe forma e moderuar për të gjithë popullatën. Për këtë mbulim universal për trajtimin e Covid, pasi të gjithë se tashmë ka vetëm një kurë për trajtimin qeveria e ka marrë këtë vendim për të siguruar rimbursuar paketën e ilaçeve për trajtimin e pacienteve me simptoma te lehta dhe moderuara.

Lista e ilaçeve që përmban skema e parë dhe e dytë?

Ajo çfarë mendoj që publiku duhet të dijë është se mjeku i familjes është personi i autorizuar për të dhënë këtë skemë mjekimi. Skema e mjekimit për format e lehtë dhe moderuar përmban antibiotikët, antiflamatorët,  vitamita C dhe D, etj po ashtu dhe skema e dytë pra ka të gjithë barnat për simptomat që paraqesin pacientët. Mjeku i familjes është ai që vendos, ai ka një udhëzues dhe në bazë të këtij udhëzuesi ku ka dhe terapinë një qytetari me simptoma të përcaktuara, për moshën e caktuar të pacientin.

Çfarë vlerash do të kenë skemat e rimbursimit?

Për vitin 2021 ka vendosur 1.2 miliardë lekë për ato që do të trajtohen në shtëpi për popullatën. Skema varion dhe maksimumi i saj është 106 dollarë, fillon nga një masë e caktuar në varësi të simptomave, pasi mund të kesh temperaturën dhe mjeku e vendos se çfarë duhet të marrësh saktësisht.

Këto mjekime deri sa do të zhvillohen tek pacientët?

Ka një udhëzim të përcaktuar në bazë të asaj që ne njohim, deri më sot ne e kemi rifreskuar trajtimin e pacientëve ambulatorë, këtë vendim e morëm për mbështetjen e qytetarëve dhe të familjeve. Skema e rimbursimit do të funksionojë mirë pasi prej vitesh ajo ekziston. E rëndësishme për këtë është se ne e kemi një udhëzim të konsoliduar dhe në momente të caktuara ky udhëzim do të ndryshojë në varësi të simptomave që shfaqin qytetarët me Covid.

Mjeku i familjes do të vendosë për rimbursimin e skemës dhe mënyrën se si do të përdoret?

Mjeku i familjes ka një lidhje direkte me operatorin shëndetësor që në kohe reale jep informacionin për pacientët pozitiv dhe mjeku mban informacionin për rastet e dyshuara. Testi që diagnostikon qytetarët është përfitojnë një pjesë të skemës edhe nëse dalin negativ do të marrin një pjesë të ilaçeve për infeksionet virale, por kryesisht skema e rimbursimit kryesisht është për pacientët me Covid.e.su./abcnews.al