Anti-Flamurtari, Kukësi konfirmon tre mungesa “big”

schedule14:11 - 2 Nëntor, 2019

schedule 14:11 - 2 Nëntor, 2019

Kukësi luan nesër në Lushnjë kundër Flamurtarit, ndërkohë që trajneri Shpëtim Duro ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë sfidë. Janë 19 futbollistë që do të udhëtojnë drejt qytetit jugor.

Bien në sy mungesa të rëndësishme. Mbrojtësi Obanor ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe duhet që të shlyejë pezullimin këtë javë, ndërkohë që Vesel Limaj dhe Vasil Shkurtaj për shkaqe dëmtimesh nuk janë në gjendje ta ndihmojnë skuadrën e tyre në fushën e blertë.

LISTA E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR NGA TRAJNERI DURO
Avdyli, Xhika, Musta, Kotobelli, Maliki, Domi, Maliqi, Rasha, Musolli©, Rroca, Teqja, Lulaj, Kitanovski, Et’hemi, Çema, Camara, Daku, Abazaj dhe Gavazaj.

Kukësi renditet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, por distanca me Partizanin kryesues është vetëm tre pikë. Nesër ndaj Flamurtarit synimi i vetëm janë tre pikët, çka do të sjellë edhe ngjitjen e ndonjë shkalle në renditje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!