Ankesat e qytetarëve/Ministrja e Drejtësisë: Shkarkuam 46 punonjës

schedule13:55 - 15 Prill, 2018

schedule 13:55 - 15 Prill, 2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, doli në një konferencë për mediat për të thënë se ankesat e qytetarëve në portalin qeveritar “Shqipëria që duam” nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.

46 zyrtarë nga zyrat e Hipotekave dhe agjencitë e legalizimit në vend janë shkarkuar nga detyra ndërkohë që 15 të tjerë kanë marrë paralajmërimin për largim nga puna.

“35 shkarkimeve të lëshuara më parë i shtohen sot edhe 46 shkarkime të tjera të punonjësve të Hipotekës më së shumti edhe ALUIZN-it. Po ashtu është urdhëruar paralajmërimi për shkarkim për 15 punonjës të tjerë, të cilët në rast të përsëritjes të këtyre problemeve do të shkarkohen dhe do të ndiqen penalisht, sipas rastit. Për 29 punonjës të tjerë të administratës është marrë masa administrative vëretje me shkrim. Në këtë përiudhë po analizohet edhe kushtet e veprës penale për të gjithë të shkarkuarit nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme edhe ALUIZN-it”.

Ministrja Gjonaj ftoi qytetarët të denoncojnë, ndërkohë që tha se vala e shkarkimeve do të vijojë.
Çdo ankesë në platformë i kalon ministrit të linjës dhe merr përgjigje brenda dhjetë ditësh. Aktulisht 272 ankesa të qyetarëve për Hipotekat apo ALUIZNI-n tha ministrja e Drejtësisë kanë marrë zgjidhje./abcnews.al