Është në grupin e ngushtë të kandidatëve për titull. Anglia jo më kot është nënkampione e Europës madje dy herë radhazi, e duket se ka ardhur në formë pikërisht ndërsa Botërori po nis.
Kombëtarja e “tre luanëve” fitoi 3-0 ndaj Kosta Rikës në stadiumin e qytetit Orlando në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke luajtur më në fund mirë.
Kjo ishte krejt ndryshe nga suksesi I vuajtur 1-0 kundër Zelandës së Re pak ditë më parë, ndërsa ishullorët u dukën të lodhur.
Në një epërsi dërrmuese, me 79 për qind të mbajtjes së topit, me 27 gjuajtje dhe 9 në kuadrat ndaj vetëm një të kundërshtarëve, anglezët ishin sipërorë.
Golat për të besuarit e trajnerit gjerman, Tomas Tuhel, u shënuan nga Deklan Rajs I Arsenalit që në 9’, pastaj nga blerja e re e Barcelonës, Entoni Gordon në 68’ me penallti dhe Oli Uotkins tre minuta para fundit.
Lavdërimet mediatike nuk munguan për shpikësit e futbollit, që po paraqiten gjithnjë e më mirë në turnetë e fundit të mëdhenj, duke qenë dy herë radhazi nënkampionë të Europës në 2021 e 2024, ndërsa arriti gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 2018 dhe çerekfinalet në Katar në 2022.
Tashmë, anglezët do të luajnë një përgatitore me dyer të mbyllura dhe pastaj kanë ndeshjen e parë në Botëror ndaj Kroacisë./abcnews.al


