Ndoshta do të krijojnë një dinasti tjetër.
Liverpuli është një skuadër e mësuar në Angli me seri të tilla, ndonëse që prej viteve 80-të nuk ia ka dalë.
Paradoksalisht, me largimin e ish-trajnerit Jurgen Klop dhe me ardhjen e teknikut holandez, Arne Slot, kjo duket më parë se kurrë, dhe të kuqtë kryesojnë Premier Ligën angleze, duke qenë kampionë në fuqi.
Derbi në “Anfild” ndaj Evertonit u fitua me shifrat 2-1, aspak e lehtë për vendasit, por gjithsesi suksesi ishte I merituar.
Rajan Gravenberh shënoi golin e parë në 10’, dhe sulmuesi I ri, Hugo Ekitike, dyfishoi shifrat shpejt, pa u mbushur gjysmë ore lojë.
Evertoni I trajnerit Dejvid Mojes nuk është se mbeti pak dhe u përpoq shumë.
Gjuajtjet e bluve ishin 9 ndaj 11 të të kuqve, dhe ato në kuadrat 3-2 për vendasit.
Rezultati u ngushtua shpejt, që në 58’ kur shënoi Idrisa Geje, ndonëse Liverpuli u tregua I aftë edhe për t’u mbrojtur, duke mos lejuar rreziqe në kuadratin e mbrojtur nga portieri Alison.
Ky ishte suksesi I pestë radhazi I ekipit 20 herë të Anglisë, një rekord titujsh që e ndaj me Mançester Junajtidin.
Kryesimi I Premier Ligës është me 15 pikë të plota, ndërsa Totenhemi, Çelsi e Arsenali janë për momentin prapa.


