Anglia nuk shkon dot më shumë se barazimi përballë Polonisë në “Varshavë”, me këto të fundit që barazojnë në limit.
Pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola. Teksa goli i avantazhit për “tre luanët” do të vinte në minutën e 72’ me Harry Kane.
Gol që nuk do t’i mjaftonte Anglisë për të marrë 3 pikët dhe “blinduar” vendin e parë, pasi polakët do të barazonin në limit me Szymanski. Ky barazim kalon Shqipërinë në vendin e dytë pas fitores ndaj San Marinos me vetëm një pikë më shumë se Polonia.
Mungesat e shumta nuk kanë ndikuar te Italia e Mancinit përballë Lituanisë.
Pas dy barazimeve radhazi, Italia është “zbrazur” duke shënuar plot 5 gola ndaj ekipit të fundit të grupit C.
Ndeshja u zhbllokua nga sulmuesi më i ri i Juventusit, Moise Kean në minutën e 11’, e vetëm 3 minuta më vonë do të vinte edhe autogoli nga Utkus. Nuk të përfundonte me kaq, pasi në pjesën e parë do të vinin gola nga Raspadori në minutën e 24’ dhe sërish Kean në të 29’.
4-0 do të ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa në të dytën “axurrët” do ta ulnin tempin e lojës.
Di Lorenzo do të shënonte në minutën e 54’ golin e pestë dhe të fundit.
Italia vazhdon të jetë e para e grupit me 14 pikë, ndërsa Lituania e fundit me 0 pikë.
Gjermania fiton pa problem ndaj Islandës, me rezultatin e pastër 0-4.
Për “panzerat” fillimisht zhbllokon rezultatin Gnabry në minutën e 4’, më pas dyfishon rezultatin Rudiger në të 24’.
0-2 do të ishte rezultati i pjesës së parë, me miqtë që do të shënonin edhe të tretin në minutën e 56’ dhe do të vuloste gjithçka Werner në minutën e 89’.
Pas kësaj ndeshje, ekipi i drejtuar nga Flick mban vendin e parë me 15, pikë ndërsa Islanda renditet e 5 me 4 pikë.
Belgjika nuk do ta kishte të lehtë përballë Bjellorusisë, pasi do të arrinte të fitonte me rezultatin minimal 0-1.
Goli u shënua nga Praet në minutën e 33’. Belgët vazhdojnë të shkëputen në krye më 16 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet në vendin e 4 me 3 pikë./abcnews.al/