Policia në aeroportin Hithrou të Londrës ka sekuestruar një ngarkesë të paligjshme që do të hynte ne territorin britanik. Nuk bëhet fjalë për armë, drogë apo substanca të tjera të ndaluara; por për 50 krokodilë të vegjël që po transportoheshin në 10 kuti.
50 krokodilë janë sekuestruar nga policia e aeroportit Hithrou të Londrës, për shkak se kushtet në të cilat do të kryenin fluturimin nuk plotësonin standardet. Krokodilët, të moshës 1-vjeçare, kishin mbërritur përmes një fluturimi nga Malajzia, gjatë të cilit ishin zënë me njëri-tjetrin për shkak të hapësirës së ngushtë. Ata ishin ndarë nga 10 në 5 kuti, ku kishte vend vetëm për katër. Një oficer i policisë kufitare tha se, transportuesi i kishte kushtuar fare pak vëmendje mirëqënies së krokodilëve, njëri prej të cilëve ngordhi. Zvarranikët do të dërgoheshin në një fermë në Kembrixhshajër, ku do të rriteshin, por tashmë janë marrë nën kontroll nga një shoqatë për përkujdesjen ndaj kafshëve. Sipas oficerit të policisë kufitare, 49 krokodilët e mbetur do të riatdhesohen. “Nuk mund të lejojmë që zvarranikët të transportohen në këtë mënyrë. Do të konfiskojmë çdo gjë që bëhet në shkelje me rregulloren. Ky rast të shërbejë si shembull”, tha Grant Miller. /abcnews.al