ANGLI/ I shpallur në kërkim për trafik droge, 29-vjeçari shqiptar shkon vetë në polici

schedule08:53 - 8 Qershor, 2022

schedule 08:53 - 8 Qershor, 2022

Një shqiptar i shpallur në kërkim si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit është dorëzuar vetë.

Agjencia Kombëtare e Krimit njofton se bëhet fjalë për 29-vjeçarin Jeton Memia.

Mediet kishin bërë apel për ndihmë për gjurmimin e tij.

Katër burra të tjerë u arrestuan në kuadër të hetimeve për një grup kriminal të dyshuar për përdorimin e emigrantëve shqiptarë për të kultivuar kanabis.

Memia u dorëzua dhe u mor në pyetje nën dyshimin për komplot për prodhimin dhe furnizimin me drogë dhe pastrim parash.

Në një seri arrestimesh dy javë më parë në Uellsin e Veriut dhe Cheshire, katër burra të tjerë u arrestuan nën dyshimin për vepra penale të kultivimit të drogës dhe pastrimit të parave.

Një burrë rreth të 50-tave u lirua me kusht, ndërsa dy burra rreth të 60-tave po hetohen në gjendje të lirë.

Një 28-vjeçar shqiptar është dorëzuar pranë autoriteteve të emigracionit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!