Angela Merkel bën testin e tretë për koronavirusin, del përgjigja

schedule08:39 - 31 Mars, 2020

schedule 08:39 - 31 Mars, 2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel i është nënshtruar testit të tretë të koronavirusit. Mësohet se edhe testi i tretë i kancelares ka dalë negativ.

65 vjeçarja, ka qenë në izolim në banesën e saj në Berlin prej më shumë se një javë, pasi pati kontakt me një mjek të infektuar me Covid-19.

“Testi i tretë i kancelares gjithashtu doli negativ. Kancelarja do të vazhdojë të kryejë punën e saj nga karantina e saj në shtëpi në ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.

Ndërsa ishte në izolim, Merkel ka mbajtur takime qeveritare përmes video-konferencave. Numri i të infektuarve në Gjermani është 66.885, ndërsa ka patur edhe 645 viktima. /abcnews.al