Anëtarësimi në BE/ Rama në iftarin e shtruar për besimtarët: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar

schedule18:23 - 28 Mars, 2025

schedule 18:23 - 28 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama shtroi iftar për besimtarët myslimanë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar, teksa vendi apsiron futjen në BE.

“Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet. Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan. Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!