Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump tërbohet me Putinin!/ Pëllumbi: Rusisë i ka kushtuar lufta plot 450 miliardë dollarë, vendosja e tarifave do e dëmtonte

schedule22:40 - 31 Mars, 2025

schedule 22:40 - 31 Mars, 2025

Eksperti Alfred Pëllumbi u shpreh se vendosja e tarifave do të dëmtonte më tepër Rusinë së cilës lufta i ka kushtuar plot 450 miliardë dollarë. Për Pëllumbin, Trump është njeri i suskeseve dhe nuk bën marrëveshje të dobët me askënd dhe po tenton të fus në bllof mediat liberale.

‘Trump është njeri konkret i suksesshëm. Nuk bën marrëveshje të dobët me askënd dhe nuk përdoret nga askush. Iu kundërvu dhe Putinit i cili nuk donte të njihte legjitimitetin e Zelenskyt. Trump nuk e pranoi propozimin e Putin, por besoj se me ato që tha, bën dhe vepra dhe duke vendosur tarifa e dëmton Rusinë.

Luftën e ftohtë e fitoi se e dobësi ekonomikisht Rusinë. Këto tarifa e dëmtojnë më shumë ekonominë ruse. Kjo luftë ka kushtuar 450 miliardë dhe tarifat e dëmtojë më tepër. Ndoshta është edhe lojë e Trump të fus në bllof mediat liberale, por liberalët s’kanë thënë asgjë të mirë për Trump.”



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!