Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë, se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një çështje emergjente.
Ai ka theksuar se aktet terroriste nga Serbia kanë arritur fundin, pasi kanë humbur kontrollin.
“Në Maqedoni, Mali i Zi dhe në Luginën e Preshevës, pasi janë komunitetit më diskriminuar, prandaj për ta është dedikuar buxheti 4 milionë euro për republikën e Kosovës, shpresojmë të jetë dhe ky një shembull për Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria besojnë për të drejtat e njeriut. Sot më shumë se kurrë vendet besojnë se kanë më shumë nevojë si NATO dhe BE. Ne në Kosovë na gëzon fakti që Shqipëria është anëtarë e NATO-s dhe kandidate e BE. Ndërkaq, NATO është në Kosovë, po Kosova jo në NATO. Po bën hapa për dallim të vetit. Ne nuk duhet të anëtarësohemi në NATO se nuk jemi mjaftueshëm të fortë, por nga NATO duhet të përfitojmë.
Sulmet në Banjksë dhe “Ibër-Lepencit” në jug, e kanë bërë çështje emergjente anëtarësimin e Kosovës në NATO, pasi vijnë nga i njëjti drejtim që është Serbia. Sot në Kosovë që po flasim mund të ketë akte terroriste, po tani që e kanë humbur kontrollin, është fundi i tyre. Aktet e tyre terroriste janë fundi i tyre”, u shpreh ndër të tjera Kurti./abcnews.al