“Anëtar të BE, deri në fund të mandatit të ardhshëm”, Varhelyi: Mbështetje Shqipërisë në përshpejtimin e reformave

schedule12:12 - 21 Tetor, 2024

schedule 12:12 - 21 Tetor, 2024

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi shpreh edhe një here mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Përmes një postimi në rrjetin X, Varhelyi shkruan se i japin Shqipërisë gjithë mbështetjen për të përshpejtuar procesin e reformës së tij, në mënyrë që vendi të jetë anëtar i BE-së deri në fund të mandatit të ardhshëm.

Postimi i plotë:

Angazhimi i fortë i Shqipërisë në procesin reformues drejt BE bëri që javën e kaluar të hapnim grupin e parë të kapitujve negociues, themeloret, në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare. Ne i japim Shqipërisë gjithë mbështetjen për të përshpejtuar procesin e reformave, në mënyrë që vendi të jetë anëtar i BE-së deri në fund të mandatit të ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!