Me mbylljen e sezonit të La Liga, vetëm 2 javë larg tashmë e vetmja gjë për t’u vendosur janë ekipet që do të “shoqërojnë” skuadrën e Elche, drejt “aventurës” së re në La Liga 2 sezonin e ardhshëm, me Kampionë të Spanjës që janë shpallur “katalanasit” e Barcelona, ndërsa në Champions League do e “shoqërojnë” Real Madrid, Atletico Madrid e Real Sociedad.
Një koment të shkurtër mbi këtë sezon dhe veçanërisht për paraqitjen e “galaktikëve” të tij në këtë edicion të La Liga e ka bërë dhe tekniku Carlo Ancelotti, me këtë të fundit që ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Sevilla, nga ku tha “galaktikët” humbën “toruan” pas disfatës nga Barcelona.
“Ne kemi qenë aktivë në të gjitha garat këtë sezon, por kemi mbetur prapa rivalëve tanë në La Liga. Pas ndeshjes me Barcelonën, diferenca në tabelë ishte 12 pikë dhe humbëm përqendrimin. Barcelona ka pasur një sezon shumë të mirë. Ata pranuan shumë pak gola në rrjetën e tyre dhe performuan vazhdimisht.
Pas Kupës së Botës, Real Madrid e kishte shumë të vështirë të luante në nivelin e tij. Nuk ka pasur probleme me sulmin, por na mungonte soliditeti në mbrojtje. Ndonjëherë statistikat janë pak mashtruese. Nuk është gjithmonë e mundur të shpjegohet se çfarë po ndodh me numrat”,- tha tekniku Ancelotti gjatë konferencës. /i.m /abcnews.al