Anastas Janullatos bëhet shqiptar/Meta i jep nënshtetësinë

schedule08:20 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 08:20 - 25 Dhjetor, 2017

Një çerek shekulli pasi erdhi në vendin tonë kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Dekreti i firmosur nga presidenti Meta, duket se ka përmbushur një vullnet të vetë numrit një të kishës ortodokse në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një dhuratë të pazakonte kreut të Kishës Ortodokse në Shqipëri. Kësaj here, në duart e Kryepeshkopit nuk ka mbërritur nga institucioni i Presidencës dhe kreut te shtetit personalisht nje urim zyrtar, apo ndonje mesazh kortezie, por as më shumë dhe as më pak sesa një pasaportë. Një pasaportë që shton emrin e Kryepeshkopit Janullatos në listën e gjatë të figurave të lindura jashte territorit te Shqipërisëqë kanë marrë një shtetësi të tillë. Vendimi nga Presidenti është dekretuar më 22 dhjetor të këtij viti dhe duket se ka ardhur pas kërkesës së bërë nga vetë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse.  Anastas Janullatos, ka 25 vite në vendin tonë, por vetëm pas një çerek shekulli ai është natyralizuar edhe si shqiptar.

“Në vigjilje të Krishtlindjeve, kam kënaqësinë të bëj publik vendimin tim për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos. Kontributi dhe përkushtimi i tij në 25 vite i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kudo në botë. Sipas Metes Fortlumturia e Tij ka dhënë, në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e tjerë të besimeve fetare në Shqipëri, një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë. Bekuar qoftë harmonia dhe bashkëjetesa fetare mes shqiptarëve!”

Në një intervistë dhene PAK ditë më parë për një televizion grek, kryepeshkopi Janullatos tha se pas largimit të tij, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare duhet të jetë patjetër një shqiptar dhe jo një shtetas grek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!