Analizë për rastin “Gruevski”

schedule13:43 - 24 Nëntor, 2018

schedule 13:43 - 24 Nëntor, 2018

Arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonise Nikolla Gruevski, vijon të ketë shumë të panjohura. Në vend kanë nisur hetimet, ndërkohë që vendndodhja e saktë e tij ende nuk dihet, pasi në media u tha se Gruevski është larguar nga Hungaria. “Balkan ABC” e gazetares Bruna Çifligu edhe këtë javë trajton rastin “Gruevski” dhe hijet e misterit që vazhdojnë të mbulojnë gjithë ngjarjen që nga arratisja e tij. /abcnews.al