Analiza e Superiores: Mazrekaj “mbreti” që preferon driblimet, ja top-10 e lojtarëve

schedule16:45 - 23 Shkurt, 2022

schedule 16:45 - 23 Shkurt, 2022

Kur ka përfunduar java e 21-të e kampionatit shqiptarë, shumë analiza nxjerrin në pah skuadrat, lojtarët që janë më shumë protagonistë.

Paraqitjet individuale të lojtarëve janë një tjetër armë e fortë që ndikon edhe te skuadrat ku ata luajnë. Driblimet janë një nga këto veçori të cilat bien më së shumti në sy, të cilat shpesh herë edhe arrijnë të zgjidhin ndeshje.

Aftësia për të dribluar kundërshtarët dhe finalizimi siç duhet i një aksioni janë tepër të rëndësishme dhe sipas vëzhgimit të bërë nga Departamenti i Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit në FSHF, është gjithmonë më e rëndësishme të fitosh duelet sesa t’i kërkosh ato, por kushdo që provon të driblojë shumë herë kundërshtarët është sigurisht një futbollist tek i cili skuadra beson për të bërë diferencën në fushë.

Në renditjen e realizuar në këtë vëzhgim për kampionatin “Abissnet Superiore” vihet re se lojtari që arrin të tentojë më shumë driblime gjatë një ndeshjeje është Mentor Mazrekaj i Laçit, i ndjekur në vendin e dytë nga Liridon Latifi i Vllaznisë dhe Jackson i Egnatias. Është interesant fakti e në këtë renditje bëjnë pjesë lojtarët më të spikatur të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ata të cilët kanë qenë vendimtar për ekipet e tyre gjatë këtij sezoni.

Skuka, Marku dhe Mala janë lojtarët e Partizanit të cilët kërkojnë më shumë driblime, ndërsa përveç Latifit, Vllaznia përfaqësohet edhe nga Victor da Silva. Pedro dhe Ademi janë dy lojtarët e tjerë që ndjekin Jackson për skuadrën e Egnatias.

Tirana e cila është edhe kryesuesja e kampionatit, Xhixhën ka si të vetmin përfaqësues të saj që tenton më shumë driblimet.

Prania e më shumë lojtarëve nga Partizani dhe Egnatia në top-dhjetëshen e kampionatit, të cilët tentojnë të driblojnë më shumë, është edhe pasojë e stileve të lojës së këtyre skuadrave. Mund të shohim gjithashtu se si në këtë renditje janë disa nga lojtarët që po bëjnë paraqitjet më të mira në përgjithësi në këtë kampionat, një shenjë se të provosh të driblosh nuk është një gjë e lehtë për të gjithë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!