Analiza e gjykatës së Durrësit për 2018, Kryetarja: Të vonuar me dosjet

schedule13:31 - 22 Prill, 2019

schedule 13:31 - 22 Prill, 2019

Në gjykatën e Durrësit ka vonesa dhe zvarritje të çështjeve gjyqësore të vitit 2018. Në analizën e institucionit kryetarja e gjykatës Joana Qeleshi thotë se shkak për këtë është bërë numri i ulët i gjyqtarëve, të cilët duhet të mbulojneë edhe disa çështje të Kavajës. Në problem tjetër i evidentuar është edhe mungesa e infrastrukturës për të zhvilluar gjyqet.

Delegimi i Gjytarëve të Durrësit në qytetin e Kavajës dhe numri i vogël i tyre ka krijuar vonesa në përfundimin në kohë të çështjeve përgjatë vitit 2018.

Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryetarja e Gjykatës së Rrethit të Durrësit, Joana Qeleshi gjatë analizës vjetore të këtij institucioni.

Joana Qeleshi, Kryetare e Gjykatës Durrës: “Është rritur, se një sasi çështjesh që do ndahen në 17 gjyqtarë është mbartur nga 15 prej tyre. Të gjithë gjyqtarët kanë qenë të deleguar në gjykatën e Kavajës”.

Sipas saj, në Gjykatën e Durrësit ka një rritje të ndjeshme të çështjeve të mbartura me rreth 1230 të tilla ose 339 më shumë se viti 2017.

Joana Qeleshi, Kryetare e Gjykatës Durrës: “Shkak për këtë lidhen dhe parashikimet e reja ligjore për pezullimin e gjykimit për cështje penale dhe të dënuarit në mungesë”.

Prokuroria e Rrethit të Durrësit Anita Jella tha se mbetet shqetësues kthimi i dosjeve për hetim.

Anita Jella: “Shqetësim sa i përket kthimit të dosjeve duke kërkuar mirëkuptim në rastet kur veprimi hetimor nuk është thelbësor dhe nuk ndryshon mënyrën e përfundimit të gjykimit dhe sa i përket shuarjes së gjykimit”.

Në gjykatën e Durrësit problem gjithashtu eshte mbulimi me audio i sallave të gjyqit dhe mungesa e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e tyre.

Për vitin 2018 në kete gjykate janë regjistruar rreth 600 çështje me shumë se në 2017, ose 8426 çështje civile dhe penale të shqyrtuara, ku vetëm 6723 prej tyre janë përfunduar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!