Analiza e Figos: Dikur kishte më shumë rivalitet, sot vetem Messi dhe CR7

schedule19:37 - 30 Maj, 2020

schedule 19:37 - 30 Maj, 2020

Akademia e Sportingut të Lisbonës, është e vetmja që ka nxjerrë dy fitues të “Topit të Artë”: Luis Figon dhe Cristiano Ronaldon. I pari fitoi çmimin prestigjioz në vitin 2000, periudhë kur la Barcelonën për t’u transferuar te Real Madrid.

Ish-anësori i djathtë ofensiv, tregon për O Jogo ndryshimet e mëdha midis epokës së tij dhe futbollit të viteve të fundit. Dikur kishte më shumë rivalitet për të fituar “Topin e Artë”, ndryshe nga tani, që është kthyer në monopol nga dyshja Messi-Ronaldo (argjentinasi e ka fituar 6 herë, juventini 5).

Asgjë nuk është e pamundur në futboll. Në krahasim me sot, kishte më shumë kandidatë për fitimin e Topit të Artë. Ishte më e vështirë në kohën time, sot luftojnë vetëm Messi dhe Ronaldo për ta fituar atë.

CR7? Cristiano është madhështor. Të gjithë skuadrat që e kanë blerë, e kanë bërë për faktin që garanton gola. Kjo është kryesorja në futboll. Mendoj se ai e ka bërë të madh Realin. Në të njëjtën kohë, edhe Reali e ka kthyer Cristianon një futbollist të madh“, deklaron Luis Figo. /abcnews.al