Analisti në “Log.”: Marrja e selisë blu simbolizon pushtetin në PD

schedule22:38 - 6 Janar, 2022

schedule 22:38 - 6 Janar, 2022

Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja duke komentuar ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike është shprehur se marrja e selisë blu simbolizon pushtetin e kësaj partie.

Gjatë ditës në rrjet janë publikuar pamje ku godina e PD po blindohet, ndërsa për Hasimjan duke folur në emisionin “Log.”, shprehet se ngërçin do e zgjidh vetëm gjykata.

“Marrja e Selisë simbolizon pushtetin në PD. Por është e qartë se kjo çështje do kalojë në gjykatë. Se nuk ka ku të shkojë. Gjykata janë sulmuar vazhdimisht si nga Basha si nga Berisha” tha Ermali.

Sali Berisha ka njoftuar një protestë me 8 janar kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, ndërsa ky i fundit ka theksuar se selia është e përgatitur për çfarëdolloj situate.

/abcnews.al/