Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Analisti Hyseni: Opozita maqedonase e sheh si rrezik zgjedhjen e një kryeministri shqiptar!

schedule16:15 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 16:15 - 23 Dhjetor, 2023

Analisti Burim Hyseni pasqyroi situatën politike në Maqedoninë e Veriut duke u fokusuar edhe tek zgjedhjet që do të mbahen më 8 maj.

“Formimi i qeverisë së ardhshme besoj që do të jetë problem pas zgjedhjeve. Pra pas zgjedhjeve tek Maqedonia e Veriut mund të futet në krizë institucionale”, u shpreh ai.

Analisti Hyseni tha se opozita maqedonase e ka parë zgjedhjen e një kryeministri shqiptar si një çështje që rrezikon shtetin.



“Mendoj që opozita maqedonase çështjen e një kryeministri shqiptar e ka parë si një çështje që rrezikon shtetin. Partitë politikë maqedonase ndryshojnë qëndrimet e tyre në varësi të pozicioneve të tyre. Mendoj që në të ardhmen çdo subjekt politik shqiptar që fiton besimin e qytetarëve për të qeverisur nuk duhet të pranojë negociata të tilla siç edhe i kemi parë”, tha ai.

Gjatë intervistës analisti Hyseni tha se ideja për president konsensual ka rrjedhur si pasojë e veprimit politik të ish-presidentit të kaluar që sipas tij nuk ishte në shërbim të qytetarëve

“Duhet të bëhen ndryshime Kushtetuese në zgjedhjen e Presidentit, pasi duhet të zgjidhjet në Kuvend. Qëndrimet e subjekteve politike maqedonase dallojnë kur janë në pushtet dhe kur janë në opozitë. Presidenti ka kompetenca shumë të kufizuara”, përfundoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!