Analistët: Ramush Haradinaj po shkel kushtetutën, tashmë është ish-kryeministër

schedule18:27 - 25 Korrik, 2019

schedule 18:27 - 25 Korrik, 2019

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani thotë se Haradinaj nuk po e respekton Kushtetutën, duke vepruar si kryeministër në dorëheqje. Ai thotë se qeveria ka pushuar së funksionuari dhe se Haradinaj tashmë është ish-kryeministër.

Menjëherë pas dorëheqjes, Ramush Haradinaj vazhdoi me aktivitetet e tij si kryeministër në dorëheqje.

Në të nnjëjtën mënyrë kanë vepruar edhe ministrat  e kabinetit të tij. Madje për nesër është paralajmëruar mbledhja e radhës e qeverisë.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani thotë se Haradinaj me aktin e dorëheqjes nuk është më kryeministër në dorëheqje por ish-kryeministër.

Rrjedhimisht siç thotë ai, si ish-kryeministri edhe ish-ministrat nuk duhet të organizojnë mbledhje të qeverisë dhe se funksioni i tyre tashmë është shuar.

Por ndryshe mendon politologu Ramush Tahiri.

Ndërkaq, sipas Kushtetutës Neni 95, pika 5, nëse kryeministri jep dorëheqjen, posti i tij mbetet i lirë, qeveria bie.

“Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”, thuhet në Kushtetutën  e Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë, përmes një postimi në Facebook ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu  duke shkruar se kjo mbledhje  është skandaloze.

Pas dorëheqjes së kryeministrit partitë politike vazhdojnë të kërkojnë nga presidenti të nis konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa përjashtojnë mundësinë e krijimit të një qeverie teknike.

Nesër bëhet një javë që kur Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe ka deklaruar rënien e qeverisë, ndërkohë presidenti ende nuk  ka ftuar partitë politike për konsultim./ABC News Albania 24/7