Analistët Lela dhe Nazarko: Vjeshta hap rrugën për zgjedhje të parakohshme

schedule15:45 - 8 Gusht, 2019

schedule 15:45 - 8 Gusht, 2019

Dy  analistët politikë Mentor Nazarko dhe Alfred Lela ndajnë të njëjtin qëndrim se vjeshta do të hapë rrugën për zgjedhje të parakohshme në vend. Duke folur për ABC News , të dy e cilësojnë 13 Tetorin e dekretuar nga Presidenti për zgjedhjet vendore, një datë të vdekur.

Vjeshta do të ketë ndryshime të forta politike që do të sjellin si rrjedhojë edhe zgjedhje të parakohshme. Të këtij mendimi janë dy analistët politikë Mentor Nazarko dhe Alfred Lela. Në një intervistë për ABC News, Nazarko e konsideron një skenar të pashmangshëm atë të zgjedhjeve të parakohshme për shkak se maxhoranca ka marrë nën kontroll çdo pushtet, ndërkohë që për Lelën zgjidhja do të vije nga presioni ndërkombëtar.

Kur vjen fjala për zgjedhje vendore në 13 Tetor, qëndrimet e dy analistëve janë në sinkron kur e quajnë datën e dekretuar nga presidenti një datë të vdekur.

Pavarësisht kritikave të forta nga maxhoranca dhe opinioni publik, Nazarko thekson se kreu i shtetit nuk duhet paragjykuar.

Qëndrimet e palëkundura të Bashës për të mos u ulur në tryezë me Edi Ramën për Aldred Lelën duhet të marrin fund, njësoj si ato të kryeministrit se përballen e radhës me opozitën e ka në 2021-shin, për të cilin analisti e sfidon edhe me një bast.

Nazarko e ka një këshillë të fundit për Ramën.

Teksa politika po shijon ditët e saj të pushimeve, shtatori duket se do të jetë një muaj jo i lehtë për të gjithë, me një opozitë të zhveshur nga çdo pushtet dhe një shumicë të papërgatitur për të drejtuar dhe kontrolluar gjithçka./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!