Analistët: BE duhet të ndalë Turqinë pa rënë në presionin e emigrantëve

schedule13:27 - 26 Mars, 2018

schedule 13:27 - 26 Mars, 2018

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, dhe kreu i Komisionit Europian Zhan Klod Junker, do takohen gjatë ditës në Varnë të Bullgarisë, vend që  mban presidencën e rradhës së Bashkimit Europian. I pranishëm do të jetë dhe presidenti turk Erdoan, ndërsa temat për diskutim sipas analistëve, parashikohet të jenë të nxehta.

Situata duket e komplikuar madje e rrezikshme sipas analistëve që i referohen pasojave që mund të ketë dështimi i samitit në Varnë në Detin e Zi. Një e dhënë është e sigurtë: politika neo imperialiste rajonale e presidentit turk Taip Erdoan nuk po ndesh pengesa. Në Siri ka marrë bastionin e Afrin duke detyruar kurdo – sirianë të arratisen, ata që deri një ditë më parë ishin aleatët më të cmuar të SHteteve të Bashkuara të AMerikës kundër Isis. Ndërsa në Egje Turqia ndjek anijet greke në ishujt që të dyja vendet u pretendojnë, madje arreston dy ushtarë grekë që kanë kaluar kufirin tokësor duke i akuzuar si spiunë. Ndërsa në Qipro një muaj më parë bllokoi kërkimet për gaz, por nuk mjafton.

Në 23 mars Turqia i cilësoi si të papranueshme kritikat europiane nga këshilli europian në Bruksel që i quajti të paligjshme veprimet e Ankarasë në mesdheun lindor .

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke në një deklaratë për shtyp u shpreh se kritikat e Bashkimit europian ndaj vendit ishin të papranueshme dhe në interest ë Greqisë dhe Qipros. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, dhe kreu i komisionit të BE-së, Zhan Klod Junker do takohen gjatë ditës në qytetin bullgar të Varnës meqënëse Bullgaria mban presidencën e rradhës së Bashkimit europian

Një situatë e komplikuar për diplomacinë në Sofie. Ankaraja ankohet se BE ka humbur neutralitetin e saj përballë Qipros dhe Greqisq duke harruar që të dyja vendet janë anëtare ndërsa Ankaraja nuk është akoma e ndoshta sdo të jetë asnjëherë.

Për më shumë Ankaraja kërkon pagesën e dytë prej 3 miliard eurosh të marrëveshjes së firmosur në 18 mars 2016 nga kancelarja gjermane Angela Merkel me presidentin tuk Erdoan për të mbyllur kufijtë dhe për të mbajtur refugjatët sirianë në shkëmbim të 6 miliard eurosh Në fakt Turqia i mbajti refugjatët që tashmë arijnë në 3.8 milion, në një vend me popullsi prej 80 milion banorësh, por Turqia kërkon menjëherë pagesën e dytë sepse marrëveshja duhet respektuar nga të dyja palët.

Erdoan gjithashtu pretendon hyrjen e qytetarëve turq në vendet e Bashkimit Europian pa viza por Be duket e bezdisur nga politika neo otomane e Askarasë në rajon dhe ndoshta do të kërkojë respektimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë dhe ato që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare në ujrat qipiote dhe greke. Ndoshta në takimin e Varnës politika e jashtme e Bashkimit Europian do të vendosë të ngrejë tonet. /abcnews.al