Për herë të parë publikohet korrespondenca e shkrimtarit të rëndësishëm të letrave shqipe, Martin Camaj, me studiuesin kosovar, Anton Nikë Berishën.
Në këtë letërkëmbim zbardhet malli dhe vuajtja e shkrimtarit për mos depërtimin e veprës së tij tek lexuesi shqiptar.
Studiuesi Behar Gjoka, i cili ndan këtë letërkëmbim me ABC News thotë se për herë të parë duket dialogu me vetë shkrimtarin nga leximi i këtyre letrave./abcnews.al