Amnesty International akuzon Italinë dhe BE për emigrantët

schedule14:53 - 8 Gusht, 2018

schedule 14:53 - 8 Gusht, 2018

Italia dhe Bashkimi Europian janë bashkëpunëtore në shkeljen e të drejtave të njeriut në Libi përsa i përket emigrantëve. Është kjo akuza e Amnesty International në raportin më të fundit.

Amnesty International akuzon Italinë dhe Bashkimin Europian për shkeljet e të drejtave të njeriut në Libi. Në objektivin e organizatës jo qeveritare janë masat e reja mbështetëse për përforcimin e rojeve bregdetare në Libi, në mënyrë që të ndalohen nisjet e emigrantëve. Në një raport të përditësuar Amnesti thekson se janë 721 emigrantët që kanë humbur jetën në det mes qershorit dhe korrikut të këtij viti.

Amnesty në raportin me titull “Mes djallit dhe detit blu të thellë, shkruan se Europa ndihmon gjithnjë e më pak emigrantët në Mesdhe, ndërsa akuzon Italinë e Maltën se i trajtojnë organizatat jo qeveritare në mënyrë shumë armiqësore duke i privuar nga mjetet thelbësore për të shpëtuar emigrantët në det.

Mesatarja e emigrantëve të mbytur në det, mes atyre që nisen nga Libia për në Mesdhe, është rritur nga 1 në 16. /abcnews.al