Amerikanët nisët votimin mëngjesin e së martës, në një ditë zgjedhjesh si asnjë tjetër.
Mes tyre qëndron rreziku i koronavirusit dhe mundësisë për dhunë në një nga garat më polarizuese presidenciale në SHBA, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al
Në dhe rreth qendrave të votimeve në të gjithë vendin, përkujtuesit e një viti zgjedhor të kushtëzuar nga pandemia, trazirat civile dhe militantët partiakë përshëndetën votuesit, megjithëse më shumë se 90 milion fletëvotime janë dorëzuar tashmë në një valë të paparë votimesh të parakohshme.
Pjesa më e madhe e votuesve është paraqitur me maskë në qendra votimesh, me ose pa zgjedhjen e tyre, ndërsa virusi po përhapet me shpejtësi në shumë pjesë të vendit.
Në Atlanta, Georgia, një numër i madh votuesish u vunë në radhë para lindjes së diellit në Parkun e Piemonteve. s.b/abcnews.al/