Amerikanët shkatërrojnë armët në kuadër të fushatës “Një më pak”

schedule13:44 - 27 Shkurt, 2018

schedule 13:44 - 27 Shkurt, 2018

Pas masakrës në shkollën e mesme të Parklend, në Florida, ku u vranë 17 persona, gjithnjë e më shumë amerikanë po shkatërrojnë armët e tyre të zjarrit duke u bërë pjesë e fushatës “one less” – “një më pak”.

Rritet numri i personave që po shkatërrojnë armët e tyre të zjarri pas masakrës në shkollën e mesme të Parklend në Florida, ku mbetën të vrarë 17 persona. Nën moton: një më pak, janë të shumtë ata që publikojnë pamjet e shkatërrimit të armëve në rrjetet sociale. I pari që e nisi këtë fushatë ishte jë person nga Nju Jorku I cili shkatërroi me sharrë armën e tij, e njëjtë me atë të përdorur në masakrën e Parklend, dhe më pas publikoi videon në Facebook. Videoja e tij deri tani është parë nga më shumë se 17 milionë persona.

Skot Papalardo dikur një mbështetës i armëmbajtjes, tashmë shfaqet i penduar duke kërkuar një ndryshim dhe një ligj sipas të cilit armë të tilla nuk duhen lejuar të mbahen në shoqëri. Por ka dhe nga ata të cilët kanë shkuar me vullnet të lirë në polici për të dorëzuar armët. /abcnews.al