Ambulanca e fshatit Babunjë në Divjakë që u shërben 7 mijë banorëve është në rrezik shembje pasi nuk është investuar prej vitesh. Në këtë qendër shëndetësore ndodhet vetëm një infermiere, ndërsa mungojnë mjekët dhe ilaçet e ndihmës së shpejtë.
Vetëm nga kjo tabelë mund të kuptosh që këtu ndodhet një ambulancë.
Kjo është qendra shëndetësore në Babunjë të Divjakës.
Çdo ditë rrezikon shembjen.
Objekti ka funksional vetëm një dhomë prej 20 metrash katrorë. Të tjerat kanë dalë jashtë përdorimit.
Muret dhe dyshemeja kanë pësuar çarje që në disa vende arrijnë deri në 10 cm. Tavani i ndërtuar me kallamishte pikon i gjithi.
Ky krevat dërrase shërben për kryerjen e vizitave. Pacientët kanë frikë kur marrin mjekime.
Godina është ndertuar nga kooperativa bujqësore 50 vjet me parë me themele prej balte.
Nuk ka as oksigjen për rastet e urgjencave dhe serumet blihen nga pacientët. Mungojnë ilaçet për dhënien e ndihmës së shpejte dhe nuk ka as mjekë. Në shërbim të banorëve është vetëm një infermiere.
Ambulanca e fshatit Babunjë u shërben 7 mijë banorëve. Premtimi për ndërtimin e godinës së re ëeshtë bërë katër vjet më parë nga bashkia Divjakë, por nuk është mbajtur deri më sot./abcnews.al
Gazetare e ABC News: Anila Sefa