Ambasadorja e BE në Shishtavec: Këtu nuk duhet të ndërtohet asnjë HEC

schedule14:48 - 22 Maj, 2018

schedule 14:48 - 22 Maj, 2018

Për herë të parë ndodh që nga BE vjen një mesazh i qartë kundër ndërtimit të hidrocantraleve në disa zona të cilat po dëmtohen. Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, e cila ishte në inagurimin e rrugës Shishtavec tha se në këtë vend nuk duhet të ndërtohen HEC-e. Në të njëjten kohë ajo u bëri thirrje banorëve të mos e braktisin zonën.

Nga Shishtaveci aty ku ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin sëbashku me kryebashkiakun e Kukësit mori pjesë në inagurimin e rrugës që lidh zonën me Kosovën deklaroi se në këtë vend nuk duhet të ndërtohet asnjë HEC.

“Përsa u takon HEC-eve, kjo zonë duhet ruajtur se është një habitat unik natyror dhe ka vlerë shumë më të madhe se gjithçka tjetër që mund të ndërtoni në të”.

Duke hequr paralele me Zvicren dhe sic ajo e tha eshte mrekulluar nga natyra ne Shishtavec.  Vllahutin i bëri thirrje banorëve të zonës të mos shpërngulen nga ky vend ku janë investuar gjysmë milionë euro.

“Të keni investime për t’u zhvilluar ekonomikisht që të mos largoheni nga Shishtaveci. Është një vend i mrekullueshëm i Shqipërisë dhe ka një potencial turistik.

Ambasadorja e BE-së kërkoi të investohet në mirëmbajtjen e rrugëve si edhe tregoi se ka lobuar tek kryeministri për hapjen e aeroportit, që do sjellë zhvillim për Kukësin.

“Kam parë këtë segment rrugor dhe se çfarë lanë bërë ujërat nga mali dhe është e rëndësishme qëtë kenë mirëmbajtje. Keni një thesar që duhet ta ruani, nxirrni mësime nga ato pjesë të Shqipërisë që kanë bërë shkatërrime natyrore”.

Rruga për të cilën Vlahutin ishte në Shishtavec do të lidhë zonën e Shishtavecit me Kosovën përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!