Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbërritur në Vlorë për të parë nga afër procesin e votimit në këtë bashki. Diplomatja amerikane ka hyrë në njërën nga qendrat e votimit ndërsa dëgjohet duke pyetur vëzhguesit nëse kanë pasur ndonjë problem apo trysni nga persona të caktuar.
Pasi doli nga qendra e votimit, ambasadorja tha:
“Më e rëndësishmja të dëgjojmë raportimet nga Odihr. Po shkojmë në të gjithë vendet. Isha në Nivicë, Selenicë, këtu dhe do të shkoj edhe në disa vende të tjera. Po shikoj situatën e Himarës. Nuk duhet ushtruar asnjë presion ndaj votuesve dhe është e rëndësishme që cdo votues të ushtrojë të drejtën e tij. Asnjë nuk duhet dhe ta blejë votën dhe është përgjegjësia e autoriteteve që të zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë”, ka thënë ambasadorja amerikane nga Vlora.
Më herët gjatë ditës së sotme ambasada amerikane dha një mesazh për zgjedhjet.
“Shpresojmë që të gjithë qytetarët ?? të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. ?? Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, thuhet në postim./abcneës.al