Ambasadori Soreca: BE do të ndihmojë Shqipërinë

schedule10:00 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 10:00 - 2 Dhjetor, 2019

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur sot se unioni do të ndihmojë Shqipërinë pas tragjedisë së tërmetit.

Sorca ka theksuar se dje ka vizituar Durrësin, ndërsa prioritet do u jepet edhe shkollave.

Histori që të thyejnë zemrën dhe nuk mund të harrohen. Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Janë me mijëra njerëz që ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ne po punojmë për të kthyer normalitetin në zonat e dëmtuara. BE-ja dhe vendet anëtarë kanë ofruar asistencë, Shqipëria nuk është vetëm afër nga ana gjeografike, por edhe në zemrat tona.  Pra kemi zbatuar mekanizmin për të dërguar ekspertë në Shipëri nga Franca, Italia, Austria, Holanda, etj. Dua të falenderoj ekipet e kërkim shpëtimit. Inxhinierë nga vende të BE-së kanë ardhur për inspektimet.

Dje kam vizituar Durrësin me prioritet shkollat. Të gjitha shqetësimet do të adresohen me ekspertizë ndërkombëtare. Po punojmë për të ofruar mbështetjen që nevojitet’, tha ai./abcnews.al