Nga Gjirokastra, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo garantoi votën pro të Italisë për Shqipërinë në BE. Cutillo tha se, Shqipëria ka bërë progres dhe Italia do bëjë avokatin e saj. Ambasadori foli para studentëve në Univeristetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.
“Unë jam optimist nga natyra. Rekomandimi që favorizon Shqipërinë është shumë optimist, është një moment historik i rëndësishëm. Italia ka mbështetur e mbështet integrimin Evropian të Shqipërisë dhe shpresoj që vendet anëtare ta presin propozimin e komisionit dhe sa të jëtë e mundur Italia do bëjë avokatin e Shqipërisë në këtë vendim të rëndësishëm”./abcnews.al