Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ambasadori” i SHBA, sot në Senat/ I nominuari i Trump si ambasador në Shqipëri, në seancë dëgjimore

schedule14:47 - 20 Maj, 2026

schedule 14:47 - 20 Maj, 2026

I nominuari i Donald Trump për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka këtë të mërkurë seancën dëgjimore para Senatit në orën 16:00.

Wendt raporton para Komitetit të të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, në përputhje me procedurat për konfirmimin e tij.

Në seancën dëgjimore pritet të diskutohen prioritetet dhe objektivat e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Tiranës, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjës dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.



Eric  Wendt 61 vjec,  është një gjeneral I Ushtrisë Amerikane I cili ka dale ne pension. Ai shërbeu si Komandant I pestë i Shtabit të Operaconeve Speciale të NATO-s dhe u largua nga detyra në 29 janar të vitit 2021.

I konsideruar si një nga figurat më të spikatura të ushtrisë Amerikane, me një karrierë mbi tre dekaa në Sherbim Aktiv, Eric Wendt ka mbajtur nje sere pozicionesh kyce ne strukturat ushtarake dhe te Sigurise se Shteteve te Bashkuara.

Ai shërbeu si Koordinator i Sigurisë i Uashingtonit për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez në periudhën nëntor 2017 – tetor 2019. Më herët, ai ishte shef shtabi në Komandën e Paqësorit të amerikanëve. Wendt eshte vleresuar me medalje dhe vleresime presidenciale si nga Filipinet ashtu edhe nga Korjea e Jugut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!